×
Thursday, July 7, 2022

Komisioneri i BE Oliver Varhely: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të bëjnë detyrën e tyre, vlerësoj durimin e Shqipërisë 

April 28, 2022

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhely në koferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama foli për çështjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

Komisioneri tha se: “Unë jam në një tur në Ballkanin Perëndimor, isha në Sofje, Shkup dhe tanimë kam ardhur në Tiranë. Ne duhet patjetër që të përdorim gjithçka që kemi në dorë, pra nuk mund të kemi një luftë në Europë dhe Europa të mos të gjithë mundësitë e saj që të stabilizojë Ballkanin Perëndimor, sepse gjithë procesi i integrimit ka të bëjë me stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Është e vërtetë që në këtë proces ne jo vetëm që shikojmë stabilitet po kërkojmë edhe të vendosim stabilitet në Ballkanin Perëndimor, prandaj nuk mund të jap aspak kohë atyre që janë të përfshirë në këtë proces, që të mos bëjnë atë që duhet të bëjnë, ne e dimë të gjithë atë që duhet të bëjmë. Ne duhet që këtë vendim ta marrim në tryezë dhe të ecim përpara me punën.”

“E vlerësojë shumë durimin e Shqipërisë dhe të Kryeministrit Rama dhe kërkoj për pak më shumë durim nga ana juaj sepse objektivi ynë është që kjo punë të mbarohet kjo do të kryet gjatë presidencës franceze.” theksoi ai.

Comments are closed.