KE propozon Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në qershor

03 May 2021 17:44
Shpërndaje:

KE do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për Shqipërinë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i Euronews në Bruksel, Jack Parrock i cili përmes një shënimi në Twitter ka konfirmuar se së shpejti Komisioni Europian do të ketë lajme të mira për Shqipërinë.

Parrock thotë se burime i kanë konfirmuar se Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të Bashkimit Europian.

Reklamë Ola

“Komisioni Europian do të propozojë një lëvizje të madhe për procesin e pranimit të Shqipërisë. Burimet më thonë se Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE. Më pas, vendet e BE do të zgjedhin nëse do ta pranojnë”, shprehet Parrock. /a.a/r.e/

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x