×
Wednesday, November 29, 2023

Java e Europës/ Të rinjtë shqiptarë dhe miqtë e tyre në Ballkanin Perëndimor takohen në Tiranë

May 15, 2021


 Të rinjtë shqiptarë dhe miqtë e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të jenë në gjendje të takohen dhe të shkëmbejnë më shumë ide e eksperienca me njëri-tjetrin falë një skeme të re shkëmbimi shkollor të nisur sot në Tiranë.

Projekti prej 5.5 milionë eurosh është financuar nga Bashkimi Europian dhe Gjermania do të zbatohet nga GIZ dhe RYCO.

“Në takimet me të rinjtë shqiptarë gjatë udhëtimit tonë të Javëve të Europës, ata të gjithë ngrenë të njëjtat shqetësime dhe përballen me të njëjtat sfida: një sistem arsimor më i mirë që i përgjigjet nevojave të tregut të punës, më shumë mundësi për shkëmbime dhe praktika jashtë vendit, mjedis dhe punësim”, tha ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Ky projekt i ri, shtoi ai, synon krijimin e rrugëve të reja për shkëmbimin e të rinjve.

“Dhe në mobilizimin e rinisë për t’u përfshirë në politikëbërje dhe pajtim. Por qeveritë kombëtare do të duhet të tregojnë vendosmëri në këtë proces dhe t’i bëjnë këto zhvillime të qëndrueshme dhe prekshme”, u shpreh Soreca. 

Eunews.al



Comments are closed.