×
Tuesday, August 9, 2022

Japoni, industria e automjeteve nuk do të shkurtojë vendet e punës nga kriza e COVID-19

April 10, 2020

Drejtori ekzekutiv i Toyota-s, Akio Toyoda sot u zotua se industria japoneze e automjeteve do të angazhohet të ruaj vendet e punës në të gjithë botën pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Toyoda, duke folur si kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve në Japoni, tha se ishte i shqetësuar se ekonomia japoneze mund të shkatërrohet para se bota të fitojë luftën kundër sëmundjes së shkaktuar nga COVID-19.

“Nëse spitalet tona mbingarkohen deri në pikën e rrënimit, atëherë Japonia nuk mund të jetë në gjendje të rikuperohet”, tha Toyoda në një konferencë për media në internet.

“Grupi i cili bashkon prodhuesit e automobilëve japonezë, përfshirë Nissan Motor Co. dhe Honda Motor Co, dhe prodhuesit e pjesëve, do të krijojnë një fond të veçantë për t’i ndihmuar të pushuarit nga puna që të gjejnë punë”, tha Toyoda.

“Pas Luftës së Dytë Botërore, Toyota bëri tenxhere dhe tigane dhe kultivoi patate në ferma”, tha Toyoda, duke theksuar vendosmërinë e prodhuesve të automjeteve se do të bëjnë praktikisht çdogjë për të mbrojtur vendet e punës dhe për të mbijetuar.

Ashtu si prodhuesit në SHBA, Toyota ka filluar të bëjë maska ​​për fytyrë, megjithëse ato ishin shumë të rrudhura për t’u shitur dhe për këtë arsye do të përdoren në objektet e Toyota-s për të zvogëluar kërkesën, tha Toyoda.

Japonia shpalli gjendje të jashtëzakonshme këtë javë pasi rastet kanë vazhduar të rriten, veçanërisht në Tokio dhe zona të tjera urbane. Japonia ka rreth 5.500 raste me koronavirus, por frika është se mund të ketë një rritje eksponenciale.

Toyoda tha se 3.000 dhoma që tani përdoren për të karantinuar punëtorët e kompanisë që kthehen nga jashtë, nëse do të jetë e nevojshme, mund të përdoren për njerëzit e tjerë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments