×
Wednesday, December 11, 2024

India zgjat izolimin deri më 3 maj

April 14, 2020


Izolimi që është duke u zbatuar në mbarë Indinë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), është zgjatur deri më 3 maj.

Kryeministri indian, Narendra Modi, në një fjalim të tij të transmetuar drejtëpërdrejt, ka kërkuar nga shtetasit që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri më 3 maj.

Ai njoftoi se disa kufizime do të lehtësohen duke filluar prej 20 prillit, për të ndihmuar të varfërit që jetojnë me të ardhura ditore.

“Kërkesa ime nga të gjithë indianët është që të parandalojmë përhapjen e koronavirusit të ri në rajonet tjera. Vendi përfitoi shumë nga distanca sociale dhe izolimi. Nëse e shikojmë vetëm nga aspekti ekonomik, kushtoi shumë. U detyruam të paguajmë një çmim të madh. Por nuk është e krahasueshme me jetët e indianëve”, theksoi kryeministri indian.

Nga COVID-19 deri më tani në Indi kanë humbur jetën 358 persona, ndërsa janë infektuar 10.541.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments