Gjukanoviç i gatshëm t’i besojë qeverinë opozitës së Malit të Zi



Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç u shpreh i gatshëm të ngarkojë opozitën për formimin e qeverisë së re, nëse kjo e fundit arrin të bashkohet, gjë që përbën një tërmet politik në vendin e vogël të Ballkanit të dominuar për tri dekada nga partia e presidentit.
Partia e Demokratëve Socialistë (DPS) nuk ka humbur kurrë zgjedhjet që prej shkëputjes në vitet 1990 nga ish-Jugosllavia, ku Mali i Zi bënte pjesë.
Por, ai mori pikët më të këqija zgjedhore në historinë e tij në zgjedhjet legjislative, që i dhanë tre koalicioneve të opozitës një avantazh të lehtë.
Ndërsa disa analistë e kanë të vështirë të imagjinojnë udhëheqësin e fuqishëm malazez që heq dorë nga pushteti, Milo Gjukanoviç, 58 vjeç, pranoi dje mbrëmje në kanalin rajonal “Newsmax Adria” se pala e tij kishte “pësuar një paralajmërim”.
Edhe nëse DPS do të vinte e para, me 35% të votave, përpara listës nacionaliste pro-serbe “Për të ardhmen e Malit të Zi” (32.5%), tre listat kryesore të opozitës duhet të kishin një shumicë të vogël prej 41 nga 81 vende në Parlament.
“Lidhur me formimin e qeverisë së re, ne do të respektojmë (…) rregullat demokratike (…). Kushdo që ka 41 vende në Parlamentin e Malit të Zi do të ketë mundësinë e formimit të qeverisë së re”, theksoi drejtuesi i shtetit malazes.
Të tre koalicionet, të cilat përfaqësojnë ndjeshmëri shumë të larmishme, një aleancë të krahut të djathtë pro-serb, një koalicion më qendror dhe një grupim liberal, kanë premtuar të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre për të formuar sa më shpejt një qeveri ekspertësh dhe për të larguar DPS nga pushteti.
Eunews.al

