×
Wednesday, November 29, 2023

Gjermania mbështetje 350 mijë euro për Zyrën Rajonale për Bashkëpunimin Rinor

June 22, 2021


 Mbështetja gjermane për RYCO do të vazhdojë edhe në vitin 2021.

Sikurse edhe në dy vitet e shkuara, Qeveria Federale do të mbështesë financiarisht Zyrën Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO) me 350.000 euro në vitin 2021, bëri të ditur sot Ambasada gjermane në Tiranë.

Fokusi i financimit është zhvillimi i një strategjie të re për vitet 2022-2024 dhe krijimi i një platforme dixhitale për të rinjtë e rajonit.

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf dhe Sekretari i Përgjithshëm i RYCO-s, Albert Hani nënshkruan sot në ambientet e Ambasadës gjermane marrëveshjen e financimit për këtë bashkëpunim të mëtejshëm.

Ambasadori Zingraf nënvizoi rëndësinë e punës së RYCO-s dhe ishte i lumtur që edhe këtë vit Qeveria Federale po vë në dispozicion fonde për organizatën rinore.

Eunews.al



Comments are closed.