×
Friday, May 1, 2026

Gjermani, sindikatat në protestë masive për 1 Maj: “Punët tona të parat, fitimet tuaja të dytat”

May 1, 2026


Sindikata në Gjermani kanë paralajmëruar organizimin e disa qindra tubimeve në të gjithë vendin me rastin e 1 Maji, duke protestuar kundër shkurtimeve të vendeve të punës dhe reduktimit të përfitimeve sociale.

Nën sloganin “Punët tona të parat, fitimet tuaja të dytat”, sindikatat kanë artikuluar një sërë kërkesash që përfshijnë ruajtjen e ditës së punës tetëorëshe, garantimin e pensioneve të sigurta shtetërore dhe forcimin e sistemit të mbrojtjes sociale.

Në fokus të kërkesave është gjithashtu propozimi për taksimin më të lartë të pasurive të mëdha, si dhe kushtëzimi i mbështetjes shtetërore për kompanitë vetëm në rast se ato investojnë brenda vendit.

Sipas organizatorëve, prioritet duhet të kenë vendet e sigurta të punës dhe sigurimet shoqërore, përpara interesave të fitimit të punëdhënësve.

Protesta qendrore do të zhvillohet në qytetin e Nuremberg, ku pritet të marrë pjesë edhe presidentja e federatës sindikale DGB, Yasmin Fahimi.




Comments are closed.