×
Friday, May 1, 2026

Donald Trump paralajmëron Benjamin Netanyahu: Mos e përshkallëzoni luftën në Libani

May 1, 2026


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të kufizojë veprimet ushtarake në Libani vetëm në operacione të targetuara, me qëllim shmangien e një konflikti më të gjerë.

Sipas deklarimeve, Trump ka theksuar se ndërhyrjet duhet të jenë “kirurgjikale”, duke synuar objektiva specifikë dhe duke minimizuar rrezikun e përshkallëzimit në një luftë të plotë në rajon.

Kjo thirrje vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku çdo përshkallëzim i situatës në Liban mund të ketë pasoja të gjera për stabilitetin rajonal.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga qeveria izraelite lidhur me këtë kërkesë, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar dhe e paparashikueshme.




Comments are closed.