×
Friday, May 1, 2026

22 vite nga zgjerimi historik i BE-së që transformoi Evropën

May 1, 2026


Sot shënohet 22-vjetori i zgjerimit më të madh në historinë e Bashkimi Evropian, i njohur si “big bang”, kur në maj të vitit 2004, 10 shtete iu bashkuan njëkohësisht bllokut evropian.

Bëhet fjalë për Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia, të cilat u integruan në BE, duke sjellë një ndryshim të madh në hartën politike dhe ekonomike të Evropës.

Në atë kohë, zgjerimi u shoqërua me ceremoni festive në disa vende të kontinentit. Në Praga, fishekzjarrët ndriçuan qiellin mbi Kështjellën e Pragës, duke simbolizuar fillimin e një epoke të re bashkëpunimi dhe integrimi.

Liderët e vendeve të “Evropës së vjetër” dhe “Evropës së re” festuan së bashku përgjatë kufijve dikur të ndarë, duke hapur rrugën për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve.

Ky zgjerim mbetet një nga momentet më të rëndësishme në historinë moderne të Bashkimi Evropian, duke forcuar unitetin dhe stabilitetin në kontinent.




Comments are closed.