Emiratet e Bashkuara Arabe: “Iranit nuk mund t’i besohet për marrëveshjet mbi Ngushticën e Hormuzit”
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë deklaruar se Iranit nuk mund t’i besohet në asnjë marrëveshje që lidhet me Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më strategjike për furnizimin global me energji.
Një zyrtar i lartë në Abu Dhabi theksoi se çdo angazhim i njëanshëm nga Teherani nuk është i besueshëm, duke iu referuar përshkallëzimit të tensioneve dhe zhvillimeve të fundit në rajon.
Sipas raportimeve, Ngushtica e Hormuzit vijon të mbetet kryesisht e bllokuar prej rreth dy muajsh, ndërsa Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur masa kufizuese reciproke. Kjo situatë ka ndikuar ndjeshëm në tregjet globale të energjisë, pasi rreth 20% e furnizimit botëror me naftë dhe gaz kalon përmes kësaj rruge.
Këshilltari presidencial i Emirateve, Anwar Gargash, deklaroi se vetëm respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe vullneti i bashkësisë ndërkombëtare mund të garantojnë lirinë e lundrimit në këtë zonë strategjike. Ai akuzoi Iranin për veprime agresive në rajon dhe sulme ndaj objektivave të lidhura me SHBA.
Ndërkohë, përpjekjet diplomatike mes Donald Trump dhe Iranit mbeten të bllokuara, ndërsa bisedimet nuk kanë prodhuar ende një datë të re negociatash. Kjo ka lënë të hapur pasigurinë për të ardhmen e situatës në Ngushticën e Hormuzit dhe stabilitetin energjetik global.







