Albana Koçiu për 1 Maji: “Pas çdo uniformë qëndron një histori përkushtimi”
Me rastin e 1 Majit, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka përcjellë një mesazh vlerësimi dhe mirënjohjeje për të gjithë qytetarët që kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se pas çdo profesioni dhe uniforme qëndrojnë individë me histori personale, pasione dhe përkushtim ndaj familjes dhe shoqërisë.
“Përtej uniformës, është Aida, Ledjoni, Erioli, Muharremi, Arjola, Lefteri. Secili ka historinë e vet, pasionet dhe kohën e çmuar që ndan me miqtë dhe familjen. Edhe pse në profesione dhe rrugë të ndryshme, i bashkon diçka e madhe: punojnë me përkushtim për Shqipërinë dhe besojnë te e ardhmja europiane e saj”, u shpreh ajo.
Zëvendëskryeministrja theksoi gjithashtu se qeveria do të vijojë reformat për rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe garantimin e mundësive të barabarta për qytetarët.
Mesazhi vjen në një ditë simbolike për të drejtat e punëtorëve, duke rikujtuar rëndësinë e kontributit të çdo individi në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.







