Francë, vijojnë protestat e “jelekëve të verdhë”

23 Feb 2020 • 10:52
Shpërndaje:

Në javën e 67-të kanë vazhduar protestat e “jelekëve të verdhë” në të cilat protestohet kundër politikave të qeverisë së presidentit Emmanuel Macron.

Protestuesit në kryeqytetin francez, Paris u mblodhën në lagjen “Champerret” dhe marshuan deri në stacionin verior të trenave. Protesta e mbajtur nën masa intensive sigurie përfundoi pa incidente.

Në protestën e zhvilluar me pjesëmarrjen e rreth një mijë personave, pati përleshje mes protestuesve dhe policisë. Pas kësaj policia ndërhyri me gaz lotsjellës. Ndërkohë thuhet se protesta janë zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit.

Reklamë Ola

Protestat e “jelekëve të verdhë” të cilat filluan si reagim kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe kushteve të këqija ekonomike por që më pas u kthyen në protesta kundër qeverisë së presidentit Macron, vazhdojnë që nga 17 nëntori 2018 e deri më tani.

Policia franceze ashtu si në javët e mëparshme ka ndaluar zhvillimin e protestave në zonën përreth bulevardit Champs-Elysees, një nga simbolet më të rëndësishme të Parisit, përreth katedrales Notre-Dame e cila u dëmtua masivisht nga një zjarr në prill të vitit të kaluar si dhe përreth Parlamentit kombëtar dhe rezidencës Elysee.

Reklamë InterMedika

Që nga fillimi i protestave më 17 nëntor 2018 e deri më sot si pasojë e ndërhyrjes së policisë 11 persona kanë humbur jetën, 26 kanë humbur syrin, 5 personave u është këputur dora ndërsa rreth 500 të tjerë janë plagosur.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x