Format i ri i Champions League, miratohen ndryshimet, rritet numri i skuadrave pjesëmarrëse

10 May 2022 • 18:04
Shpërndaje:

UEFA Champions League do të pësojë ndryshime duke filluar nga sezoni 2024-2025. Gjithçka është zyrtarizuar nga vetë UEFA, e cila ka bërë shpjegimin përkatës.

Në kompeticionin më të rëndësishëm europian nuk do marrin pjesë 32 skuadra, por 36 të tilla. 2 nga 4 ekipet shtesë do të caktohen nga sistemi i koeficientëve kombëtarë, pra e thënë më mirë, varet nga përformanca e skuadra dhe numri i pikëve të grumbulluara.

2 klubet e tjera që do “përqafojnë” Championsin do të vijnë nga Franca ose Portugalia dhe një ekip që s’ia ka dalë të shkojë automatakisht.

Reklamë Ola

Tjetër ndryshim që vlen të theksohet është rritja e numrit të sfidave në grup, ku nga 6-të, tashmë do jenë 8 ndeshje.Miratimi i përditësimeve u bë pas një diskutimi të gjatë.