FIFA 2022: Maroku kalon në çerekfinale pasi mposht Spanjën në penallti

06 Dec 2022 • 23:22
Shpërndaje:

Maroku është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botë FIFA 2022 pasi mposhti Spanjën me rezultat 3-0 në penallti.

Asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë gol në 45 minutat e para në stadiumin ‘Education City’ në Al Rayyan të Katarit.

Pavarësisht disa përpjekjeve nga të dyja palët në pjesën e tyre, edhe në pjesën e dytë asnjëra kombëtare nuk arriti të shënojë gol, me çka ndeshja kaloi në kohën shtesë dhe më vonë vetëm penalltitë vendosën skuadrën fituese.

Reklamë Ola

Abdelhamid Sabiri, Hakim Ziyech dhe Achraf Hakimi në gjuajtjet e penalltisë arritën të shënojnë në rrjetën e spanjollëve, ndërsa Badr Benoun humbi penalltinë e tij.

Ndërkohë, spanjollët Pablo Sarabia, Carlos Soler dhe Sergio Busquets nuk arritën të shënojnë nga penalltia.

Reklamë InterMedika

Maroku në fazën tjetër do të përballet me fituesin e ndeshjes Portugali – Zvicër.