Djegie si pasojë e derdhjes së kafes së nxehtë në avion, për Gjykatën e BE-së përgjegjëse është linja ajrore



Nuk është e qartë dinamika e cila ka shkaktuar djegie në trupin e pasagjeres 6-vjeçare gjatë fluturimit nga Palma di Maiorca në drejtim të Vienës, por kjo ngjarje ka përfunduar në gjykatë. Në bazë të dëshmisë së babait të minorenes, ky i fundit kishte kërkuar një kafe personelit të kompanisë ajrore austriake “Niki Luftfahrt“, por ‘për arsye të panjohura’ siç theksojnë gjykatësit e BE-së, lëngu i nxehtë i është derdhur në trup minorenes.
Pas kërkesës për kompensim, linja ajrore në fakt kishte mohuar përgjegjësinë e saj, pasi nuk kishte pasur një ” rrezik të lidhur me fluturimin “. Për këtë arsye Gjykata Supreme Austriake i kërkoi Gjykatës së BE-së të sqaronte nocionin e “aksidentit”. Sipas Gjykatës, kjo rrethanë “përfshin të gjitha situatat që ndodhin në bord në një aeroplan në të cilin një objekt i përdorur për shërbimin e pasagjerëve ka prodhuar lëndime personale për një pasagjer, pa qenë e nevojshme të sqarohet nëse situata të tilla vijnë nga një rrezik i qenësishëm në transportin ajror“.
Interpretimi i Gjykatës së BE-së nuk lë hapësirë për interpretime por detyron kompaninë ajrore të fluturimit të proçedojë me kompensimin e dëmit të pësuar. Kompania e fluturimit duhet të dëmshpërblejë mbi dëmin e pësuar dhe shpenzimet mjekësore të kryera për shkak të djegies gjatë udhëtimit. Interpretimi i Gjykatës Europiane është me rëndësi për të gjitha aksidentet që mund të ndodhin në bordin e një aeroplani ku pavarësisht dinamikës së aksidentit dhe arsyeve të ndodhjes së do të ngarkohet me përgjegjësi kompania ajrore.
A do të jetë ky vendim i Gjykatës Europiane, fundi i shërbimit të ‘pijeve të nxehta’ në bord apo kompanitë do të mjaftohen me miratimin e rregullave më të rrepta në bord lidhur me shërbimin e ‘pijeve të nxehta’. Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim mbasi kompanitë ajrore të kenë analizuar me vëmendje arsyetimin e Gjykatës Europiane.
Eunews.al
