COVID-19/ Bursat europiane shënojnë rënie të ndjeshme

21 Oct 2020 20:45
Shpërndaje:

Tregjet europiane të aksioneve ranë ndjeshëm sot nën efektin e një morie pasigurish, para së gjithash për shkak të pasojave ekonomike të COVID-19 dhe zgjedhjeve presidenciale amerikane pas dy javësh.

Indeksi kryesor i Parisit, CAC 40, ra me -1,53%, ndërsa ai gjerman, Dax, humbi  me -1,41 dhe FTSE 100 në Londër me -1,91%.

“Tregtarët ia kanë frikën kufizimeve më të ashpra në frontin pandemik në Europë”, tha David Madden, analist për “CMC Markets” në BM.

Reklamë Ola

“Jemi dy javë larg zgjedhjeve amerikane, është e mundur që investitorët të mbyllin pozicionet në mënyrë që të mos pësojnë paqëndrueshmërinë e pritur gjatë periudhës, për shkak të këtij votimi”, theksoi Valentin Bulle, menaxher i kapitalit në “Dom Finance”.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x