Rama: Deputetët do të dëgjojnë qytetarët çdo të premte

11 Sep 2026 12:23
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një formati të ri takimesh të përjavshme ndërmjet deputetëve të qarqeve dhe qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se takimet do të zhvillohen çdo të premte, në të njëjtën orë, me synimin për të forcuar komunikimin e drejtpërdrejtë dhe praninë e përfaqësuesve në terren.

Sipas kryeministrit, ky format do të jetë i ndryshëm nga aktivitetet tradicionale politike, pasi nuk do të ketë kamera, fotografi të pjesëmarrësve apo fjalime.

Reklamë Ola

“Çdo të premte në të njëjtën orë”, shkroi Rama.

Ai theksoi se detyra e deputetëve do të jetë të dëgjojnë qytetarët dhe të mbajnë shënim çdo problematikë të ngritur prej tyre.

Reklamë InterMedika

“Pa kamera, pa fotografi të pjesëmarrësve, pa fjalime dhe as kundërshtime, por vetëm me veshët hapur dhe me laps e letër për të shënuar çdo ankesë, kërkesë, shqetësim, ide apo propozim”, u shpreh kryeministri.

Nisma synon që kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve të përcillen drejtpërdrejt te përfaqësuesit politikë të çdo qarku.