Çelja e negociatave për grup-kapitullin 3, Rama: Vazhdon pa ndalim rruga drejt Shqipërisë 2030

22 May 2025 21:24
Shpërndaje:

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me hapjen e grup-kapitullit të tretë të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama shkuan se sot BE miratoi çeljen e 8 kapitujve të rinj nga grupi 3.

Kreu i qeverisë thekson se brenda tetë muajve janë hapur negociatat për 24 kapituj, ndërkohë që kanë mbetur edhe 11 për tu hapur.

Reklamë Ola

Rama shprehet optimist për arritjen e objektivit për mbylljen e negociatave në vitin 2027.

Postimi i plotë:

Reklamë InterMedika

RRUGA DREJT SHQIPËRISË2030 VAZHDON PA NDALIM 🇦🇱🤝🇪🇺

Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3:

Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin😊

✅Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027