Bullgaria i bashkohet Unionit Europian Bankar

01 Oct 2020 17:31
Shpërndaje:

Bullgaria, e cila po përgatitet për të hyrë në zonën e euros, iu bashkua zyrtarisht sot Unionit Europian të Bankave, njoftoi Banka Qendrore Bullgare (BNB).

“Ky anëtarësim do të lejojë Bankën Qendrore Europiane (BQE) të kryejë mbikëqyrje të drejtpërdrejtë mbi pesë bankat më të mëdha të vendit”, tha kreu i mbikëqyrjes i BNB, Radoslav Milenkov.

“Pjesëmarrja e Bullgarisë në Unionin Bankar do të zvogëlojë shumë rrezikun e falimentimit dhe rreziqe të tjera të mundshme për sistemin bankar bullgar, në rast të paaftësisë paguese të bankave”, komentoi Kalin Hristov, zëvendësguvernatori i BNB.

Reklamë Ola

Unioni Bankar, i krijuar në vitin 2012, pas krizës financiare, është një sistem për monitorimin e bankave dhe zgjidhjen e dështimeve të tyre, i aplikuar në nivelin e BE-së dhe subjekt i rregullave uniforme në kontinent.

Objektivi i tij është të garantojë sigurinë dhe besueshmërinë e sektorit në BE.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x