Britani e Madhe, borxhi kombëtar shënon rekord historik

25 Sep 2020 19:35
Shpërndaje:

Qeveria britanike huazoi gati 36 miliardë stërlina (46 miliardë dollarë) në gusht, duke e shtyrë borxhin kombëtar të BM-së deri në një rekord prej 2, 024 trilionë stërlina, sipas statistikave zyrtare.

Kjo është shifra më e lartë që kur nisën regjistrat në Zyrën e Statistikave Kombëtare, në vitin 1993 dhe është më e lartë edhe se e gjithë shuma e huazuar gjatë krizës financiare globale.

Megjithatë, huamarrja e qeverisë në gusht ishte 8 miliardë stërlina më pak se parashikimi i Zyrës për Përgjegjësinë e Buxhetit (OBR) në fillim të vitit.

Reklamë Ola

OBR ka parashikuar se huamarrja për vitin financiar, që përfundon në mars 2021, mund të jetë deri në 400 miliardë stërlina tani.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x