×
E diel, 25 Tetor, 2020

“Bota po përjeton krizën më të madhe ekonomike në 150 vjet”

8 Qershor, 2020

Ekonomia globale pritet të kontraktohet me 5,2% këtë vit për shkak të koronavirusit të ri, diçka e padëgjuar që nga Lufta e Dytë Botërore, por është numri i vendeve që do të gjenden në recesion çfarë e bën këtë krizën më të rëndë që nga Depresioni i Madh i viteve 1870, tha sot Banka Botërore.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të një stimulimi të paparë monetar dhe fiskal në ekonomitë e përparuara, si edhe në tregjet në proces krijimi dhe në zhvillim”, tha Ceyla Pazarbasioglu, zëvendëspresidente e Divizionit të Rritjes së Drejtës dhe e Financës, në një konferencë telefonike.

“Sidoqoftë, do të duhet më shumë për një rimëkëmbje. Kjo është një tronditje shkatërruese për të gjitha ekonomitë, që kanë nevojë për veprim urgjent global”, shtoi ajo.

Sipas Pazarbasioglu, kjo krizë do të lërë plagë për një kohë të gjatë dhe do të paraqesë sfida të mëdha në një shkallë globale.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për