×
Wednesday, November 13, 2024

Borell: Turqia të ndalojë menjëherë shpimet në Mesdheun Lindor

August 17, 2020


Njoftimi i Turqisë se do të rifillojë shpimet me anijen “Yavuz” në një zonë detare në kufi me Qipron dhe Egjiptin, krijon më shumë tension dhe pasiguri në Mesdheun Lindor dhe duhet të ndalet menjëherë, deklaroi Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, në një deklaratë nga Brukseli.

“Njoftimi nga Turqia për aktivitete të përtëritura të shpimit nga anija ‘Yavuz’ për fat të keq ndez tensione të mëtejshme dhe pasiguri në Mesdheun Lindor. Ky veprim minon përpjekjet për të rifilluar dialogun dhe negociatat për zvogëlimin e menjëhershëm të përshkallëzimit, që është mënyra e vetme për stabilitet dhe zgjidhje të qëndrueshme, siç u përsërit edhe nga ministrat e Jashtëm të BE-së”, shton ai.

”U bëj thirrje autoriteteve turke që t’u japin fund të menjëhershëm këtyre aktiviteteve dhe për t’u angazhuar plotësisht dhe me mirëbesim në një dialog të gjerë me Bashkimin Europian”, theksoi Borell. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments