Blerta Deliu uron Presidenten e re të Kosovës: Tani na takon ta mbajmë fjalën për çlirimtarët

07 Oct 2026 • 13:13
Shpërndaje:

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Kosovës, duke e cilësuar atë një mike dhe mentore prej vitesh.

Përmes një reagimi pas zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, Deliu shprehet se vendi duhet të hapë një rrugë drejt më shumë bashkimi dhe përgjegjësie.

Ajo e ka lidhur urimin për Presidenten e re edhe me çështjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.

Reklamë Ola

“Duhet ta ndiejnë shtetin pranë, me të gjitha kapacitetet dhe përgjegjësitë që i takojnë”, shprehet Deliu, duke kërkuar që zotimet e bëra në Kuvend dhe miratimi i ligjit për Dhomat e Specializuara të shndërrohen në veprime konkrete nga Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria.

Deputetja e PDK-së ka vlerësuar gjithashtu qytetarët dhe protestuesit në Kosovë e diasporë, të cilët sipas saj kanë shprehur mbështetje për çështjen e drejtësisë dhe për familjet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Reklamë InterMedika

“Rreth UÇK-së dhe të vërtetës së luftës sonë çlirimtare duhet të jemi të gjithë bashkë”, deklaron Deliu, duke e mbyllur mesazhin me thirrjen: “Tani na takon ta mbajmë fjalën. Për çlirimtarët, për familjet e tyre dhe për brezat që vijnë.”