Biden: Do të fitoj sërish!
Presidenti amerikan, Joe Biden këmbëngul se ai është i vetmi kandidat demokrat për Shtëpinë e Bardhë.
“Unë do të kandidoj dhe do të fitoj”, tha presidenti amerikan në një aktivitet të fushatës në Detroit, Miçigan.
“Unë jam kandidati dhe ju duhet të vendosni”, theksoi ai ndërsa mbështetësit e tij brohorisnin “edhe katër vite të tjera”.
“Trump është një humbës. E munda një herë dhe do ta bëj përsëri”, tha ai.
”Shtypi më ka sulmuar ditët e fundit sepse kam thënë gabimisht disa emra, por ai nuk thotë asgjë kur Trump bën të njëjtën gjë”, tha ai duke akuzuar gazetarët se nuk u kujtuan kur manjati gaboi emrin e Nancy Pelosit për Nikki Haley.
”Ju siguroj se jam mirë”, nënvizoi presidenti amerikan.
Biden kujtoi se vendosi të dilte në fushë kur djali i tij Beau vdiq nga kanceri në vitin 2015.
”Edhe në vitin 2020 thanë se do të humbnim dhe në vend të kësaj fituam”, nënvizoi presidenti amerikan.
”Shtypi thotë se jam naiv edhe pse jam 270 vjeç”, tha më pas ai me shaka.
”Jam vetëm 41 vjeç”. Sa për Trumpin, ai punon për kompanitë e mëdha farmaceutike dhe të naftës, unë punoj për amerikanët”, tha Biden.
Biden u shfaq i vendosur në këtë tubim në Detroit, në atë që ishte ndoshta fjalimi i tij më bindës në javët e fundit.







