BE: Inflacion i lartë dhe rritje më e ngadaltë ekonomike përgjatë vitit 2022

10 Feb 2022 16:52
Shpërndaje:

Komisioni Evropian pret inflacion shumë më të lartë dhe rritje ekonomike pak më të dobët në vitin 2022 nga sa pritej vetëm disa muaj më parë, sipas parashikimit të këtij të fundit të publikuar sot.

“Erërat ftohën ekonominë evropiane këtë dimër. Përhapja e shpejtë e Omicron, një rritje e mëtejshme e inflacionit të nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ndërprerjet e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit ishin disa nga arsyet”, theksoi në një deklaratë për shtyp komisioneri evropian për Ekonominë, Paolo Gentiloni.

”Inflacioni pritet të arrijë në 3,5% këtë vit në zonën e euros. Kjo përfaqëson një rritje të ndjeshme nga norma prej 2,2% e modeluar në parashikimin e nëntorit”, deklaroi dega ekzekutive e BE-së.

Reklamë Ola

Zyrtarët e BE-së aktualisht parashikojnë rritje të PBB-së prej 4% këtë vit në bllokun e monedhës së 19 vendeve, nga 4,3% e modeluar më parë.

Për vitin e ardhshëm pritet një normë prej 2,7%.

Reklamë InterMedika

Inflacioni i eurozonës parashikohet të arrijë kulmin këtë tremujor përpara se të ngadalësohet për pjesën tjetër të vitit.

Në vitin 2023, norma vjetore e inflacionit pritet të bjerë në 1,7%.

Për të gjithë Bashkimin Evropian prej 27 vendeve, inflacioni vjetor pritet të arrijë në 3,9% në vitin 2022, përpara se të bjerë në 1,9% vitin e ardhshëm.

Objektivi vjetor i inflacionit të vendosur nga Banka Qendrore Evropiane është 2%.