BE dënon dhunën në protestat e studentëve: Dialogu, e vetmja rrugë përpara

15 Oct 2026 • 10:12
Shpërndaje:

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar këtë të enjte për protestat e studentëve, duke dënuar përshkallëzimin e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private.

Përmes një deklarate, përfaqësia diplomatike e BE-së u bëri thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo veprim të dhunshëm, duke theksuar se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thuhet në reagim.

Reklamë Ola

Delegacioni nënvizoi gjithashtu se liria e tubimit dhe e shprehjes përbëjnë të drejta themelore dhe vlera të rëndësishme europiane, të cilat duhet të garantohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Sipas përfaqësisë së BE-së, zgjidhja e shqetësimeve të ngritura nga studentët kërkon komunikim dhe angazhim të të gjitha palëve.

Reklamë InterMedika

“Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, përfundon deklarata.