×
Thursday, September 28, 2023

Bashkimi Europian forcon arsenalin e saj tregtar

October 29, 2020



Bashkimi Europian arriti sot një marrëveshje për të forcuar arsenalin e tij tregtar dhe do të jetë në gjendje të vendosë për sanksione pavarësisht bllokimit të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) nga administrata amerikane e Donald Trump.

“Kjo marrëveshje, e arritur midis Parlamentit Europian, Shteteve Anëtare dhe Komisionit dërgon një sinjal të fortë politik, që tregon se BE do të marrë masa për të mbrojtur dhe ruajtur kompanitë, punëtorët tanë dhe konsumatorët tanë, sa herë që partnerët tanë nuk respektojnë rregullat e lojës”, deklaroi zëvendëspresidenti i ekzekutivit të BE-së, Valdis Dombrovskis.

SHBA, shumë kritike ndaj OBT-së, ka refuzuar për muaj me rradhë caktimin e gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Apelit të Organit për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve (DSB), përgjegjës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare.

Për mungesë të gjyqtarëve të mjaftueshëm, kjo gjykatë apeli ka qenë e paralizuar që nga dhjetori 2019, gjë që parandalon procedurat para OBT-së të përfundojnë.

Rregullorja e BE-së në fuqi deri më tani nuk e lejon atë të vendosë kundërmasa tregtare (të tilla si tarifat), përveçse kur të gjitha procedurat e OBT-së të kenë përfunduar.

Duke rishikuar këtë rregullore, BE i lejon vetes të vendosë sanksione edhe nëse OBT nuk jep një vendim përfundimtar mbi apelimin.

Kompromisi i arritur duhet të miratohet nga vendet anëtare dhe nga një votim i eurodeputetëve.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments