Banka Qendrore Europiane: Të përshpejtohet plani i rimëkëmbjes

19 Feb 2021 00:18
Shpërndaje:

Banka Qendrore Europiane shprehu sot shqetësimin për ngadalësinë me të cilën vendet po përparojnë në lidhje me fondin e rimëkëmbjes.

“Megjithëse krerët europianë kanë vendosur të sigurojnë paketën më të madhe të mbështetjes të financuar ndonjëherë nga buxheti i BE-së, përkatësisht Fondi i Rimëkëmbjes, përparimi në zbatim është i ngadaltë dhe sfidues”, vuri në dukje BQE.

“Plani “Gjenerata e Ardhshme i BE-së” duhet të bëhet operacional pa vonesë”, shtoi institucioni europian.

Reklamë Ola

BQE i nxiti vendet anëtare të përshpejtojnë procesin e ratifikimit dhe të përfundojnë menjëherë planet vetjake të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë.

Sipas saj, fondet e rimëkëmbjes duhet të përdoren për shpenzime publike produktive dhe të shoqëruara nga politika strukturore në favor të produktivitetit, sepse e gjithë kjo do të lejojë që programi i Gjeneratës së Ardhshme të BE-së të kontribuojë në një rimëkëmbje më të shpejtë, më të fortë dhe më homogjene, duke rritur qëndrueshmërinë ekonomike dhe potencialin e vendeve anëtare.’

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x