Banka Qendrore Europiane: Rimëkëmbja ekonomike kineze relativisht e shpejtë

22 Sep 2020 14:12
Shpërndaje:

Pasi preku fundin në tremujorin e parë të vitit për shkak të Covid-19, ekonomia kineze ka përjetuar një rritje relativisht të shpejtë, sipas një studimi nga Banka Qendrore Europiane.

Sipas analistëve të BQE-së, treguesit ekonomikë jokonvencionalë në Kinë janë rritur nga minimumi 20% në shkurt, në 90% në vetëm tre muaj.

Studimi vëren se ”sektori i prodhimit filloi rimëkëmbjen e tij. Me të vërtetë, ndërsa sektorët e prodhimit dhe ndërtimit janë pothuajse përsëri në kapacitet të plotë gjatë muajit maj, shërbime të tilla si turizmi, udhëtimet e biznesit dhe ngjarjet kulturore dhe sportive, ndërlidhur me ndërveprimin e ngushtë fizik mbetet nën kapacitetin paraepidemik”.

Reklamë Ola

Gjithashtu, disa përbërës të kërkesës së brendshme, po tregojnë shenja të forcimit.

Analiza nënvizon rritjen e shitjeve të makinave, e cila mund të pasqyrojë vendimin e klientëve privatë të heqin dorë nga transporti publik si dhe rritjen e shitjeve të automjeteve komerciale siç janë kamionët dhe automjetet e ndërtimit përballë rritjes së shpenzimeve për infrastrukturat.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x