×
Monday, December 6, 2021

Banka Boterore: Ekonomia shqiptare me rritjen më të madhe në rajon, ka shfaqur shenja inkurajuese

October 21, 2021

Permes nje takimi virtual me gazetaret, eshte prezantuar sot ne Tirane, Raporti ekonomik per Ballkanin Perendimor, Vjeshte 2021.

Raporti tregon se rajoni i Ballkanit Perëndimor është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme, me një rritje të PBB-së që parashikohet të arrijë në 5,9 për qind për 2021, pas tkurrjes me 3,1 për qind në vitin 2020.

Persa i takon Shqiperise, rimëkëmbja ekonomike ka qene më e shpejte seç pritej, pas krizës historike të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Pas tkurrjes së ekonomisë me 4 për qind gjatë vitit 2020, për vitin 2021, parashikohet që rritja e PBB-së të shkojë në 7,2 për qind.

Ne fjalen e tij, Menaxheri i Zyres se Bankes Boterore per Shqiperine, Emanuel Salinas tha se “Gjatë vitit 2021, ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja inkurajuese të rimëkëmbjes. Me fuqizimin e rritjes, Shqipëria ka mundësi të forcojë qëndrueshmërinë e modelit të saj ekonomik dhe të zbatojë reformat që do të mbështetin më tej rritjen gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik”.

Eunews.al

Comments are closed.