Balla nga Lushnja: Eksportet janë rritur me 14% në tremujorin e parë të 2022

01 Apr 2022 18:55
Shpërndaje:

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetaren e bashkisë Lushnje Eriselda Sefa kanë vizituar ditën e sotme kompaninë ‘Elian Export’ e cila kyen eksporte të perimeve të cilat prodhohen në hambarin e Myzeqesë në të gjitha vendet e rajonit si dhe në Europë.

Në fjalën e tij Balla tha se Qeveria Shqiptare i qëndronë synimit të saj për 1 Miliard dollarë eksporte shqiptare bujqësore brenda mandatit të saj të tretë.

“Exportet janë rritur me 14% në tremujorin e parë 2022 krahasuar me një vit më parë”, tha Balla.

Reklamë Ola

Sipas Ballës përkrahja e qeverisë shqiptare për bujqit do të vazhdojë të jetë edhe më e madhe.

Gjithashtu Balla tha se në këtë periudhë lufte, nuk mungon dhe bujaria dhe humanizmi, pasi kompania ‘Elian Export’ ka nisur dhe kamionë me lakër falas për në Ukrainë.

Reklamë InterMedika

Produktet e zonës së Myzeqesë konkurojnë me të gjithë botën dhe janë më të kërkuarat pasi kërkesa për këto produkte është gjithmonë në rritje