×
Thursday, March 27, 2025

Balla: Misioni i FRESSH mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në BE

January 15, 2020


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar djemtë dhe vajzat e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESSH) me rastin e 28 vjetorit të krijimit të këtij forumi.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se misioni i FRESSH ishte dhe mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Ballës, FRESSH nuk ishte dhe nuk është vetëm organizata më e madhe politike rinore në Shqipëri për nga numri i anëtarëve ndër vite, por gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në historinë politike të familjes sonë socialiste dhe të politikës shqiptare.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Më 15 Janar 1992 me nismën e disa djemve vajzave, studentë e gjimnazistë, të cilët në fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane, lindi organizata më madhe politike rinore në Shqipëri:
Forumi i Rinisë Eurosocialiste🌹🇦🇱🇪🇺.

Misioni i FRESSH ishte dhe mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk është aspak e rastësishme që ky orientim i spikatur i të rinjve eurosocialistë shqiptarë, u gdhend edhe në simbolin e parë të FRESSH: një lulëkuqe kuq e zi 🇦🇱(simboli i parë i Partisë Socialiste) përkrah 12 yjeve të Bashkimit Europian🇪🇺.

FRESSH nuk ishte dhe nuk është vetëm organizata më e madhe politike rinore në Shqipëri për nga numri i anëtarëve ndër vite, por gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në historinë politike të familjes sonë socialiste dhe të politikës shqiptare. Sot FRESSH është një pjesë e rëndësishme e strukturës së Partisë Socialiste në çdo qytet e fshat të Shqipërisë. Vajza dhe djem freshistë janë çdo ditë të angazhuar në shumë inicijativa rinore e plot nisma sociale për t’ju gjendur pranë njerëzve në nevojë apo si vullnetarë të palodhur të Shqipërisë solidare.

Faleminderit FRESSH!
Gëzuar të dashur motra dhe vëllezër freshista!

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments