×
Wednesday, December 11, 2024

Dëmet nga tërmeti, Balla sëbashku me 15 inxhinierë nga Rumania inspektojnë pallatet e dëmtuar në Durrës dhe Kavajë

December 7, 2019


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me Ambasadorin Rumun në Tiranë, Mircea Perpelea dhe me 15 inxhinierët rumune po inspektojnë nga afër pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri.

Pasi inxhinierët kanë inspektuar nga afër disa pallate ne zonën e plazhit, për të përcaktuar dhe dhënë vlerësimin mbi gjendjen e godinave, ata i janë drejtuar Kavajës ku kanë inspktuar gjendjen e disa pallateve që janë dëmtuar.

Në një prononcim për mediat numri dy i PS-së, Taulant Balla u shpreh se raporti i ekspertëve rumunë do i dërgohet më pas shtabit qëndror të emergjencave që do të vendosë më pas për vlerësimin e godinës.

“ Dua falënderoj qeverinë rumune, ambasadorin Perpelea dhe gjithë grupin e ekspertëve, janë 15 profesorë të inxhinierisë së ndërtimit në universitetet më të mira të Rumanisë, po ashtu inxhinierë ndërtimi profesionistë, të përzgjedhur nga qeveria rumune për të asistuar ekipet e qeverisë shqiptare dhe të qeverive të tjera që po punojnë në terren për identifikimin   e problematikave që kanë ndërtesat. Sot është dita e parë e punës  e ekipit rumun, që po bëjnë verifikimin e disa ndërtesave që kanë rezultuar me probleme me pasoja pas tërmetit të 26 nëntorit. Në fakt ndërtesa ku jemi është një ndërtesë e vjetër e ndërtuar në fund të viteve ’80 dhe që ka dhënë herë pas here, problematika. Sigurisht ne nuk mund të themi, jemi të fundit që duhet të flasim, janë ekspertët që do të flasin , do të ketë një raport ekspertësh për secilën ndërtesë dhe ky raport do t’i  jepet më pas shtabit qëndror për menaxhimin e krizës pas tërmetit dhe në fund do të jetë raporti i fundit që do të vendosë për vlerësimin e godinës.  Raporti përbëhet nga 5 identifikime. Dua ta falënderoj ambasadën rumune, për mbështetjen. Është një shprehje e solidaritetit, jo vetëm në fazën e parë atë të emergjencës, por edhe në këtë fazë të dytë që lidhet me identifikimin e dëmve.”, deklaroi Balla.

Nga ana e tij, ambasadori rumun Perpelea u shpreh se vendi i tij do të jetë krah Shqipërisë në të gjitha hapat e rindërtimit.

“Jemi këtu bashke me 15 eksperte rumunë, kuptova qe z. Balla ju informoi për rolin dhe arsyen pse jemi këtu sot. Unë nuk dua të them gjë tjetër vec faktit se Rumania është pranë Shqipërisë dhe këtë po e demostrojmë me fakte. Është një gjest tjetër i solidaritetit tonë, do vijojmë të jemi pranë jush në cdo moment. Ngushëllime për gjithë ata që kanë humbur të afërmit e tyre, ne do të jemi pranë në të gjithë hapat për rindërtimin e Shqipërisë.” u shpreh Ambasadori rumun, Mircea Perpelea.

I pranishëm në inspektim ishte dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Kryetari i Komitetit të Rindërtmit, Arben Ahmetaj.

Në fjalën e tij, Ahmetaj foli për etapat që do të ndiqen në planin e rindërtimit pas tërmetit shkatërrrimtar të 26 nëntorit.

“Falenderoj grupin e ekspertëve dhe ambasadorin dhe gjithë qeveritë që u gjendën pranë nesh. Prania e specialistëve rikthen qetësinë te banorët, janë më të qetë. Dua të ndaj me qytetarët jo thjesht si deputet i kavajës, planin që do të ndjekë qeveria për rindërtimin.

Faza e parë e pas emergjencës po menaxhohet me kujdes nga Çuçi dhe shtabi i tij, faza e dytë do të ketë të bëjë me trajtimin e qytetarëve me bonus strehimi, deri kur të kthehen në shtëpi që do të bëhen nga shteti, faza e tretë është programi i rindërtimit.” u shpreh Ahmetaj.

Ndërsa, koordinatori i Eksperteve Inxhinierë nga Rumania, Radu Lupasteanu gjatë fjalës së tij tha se do të qendrojnë për një javë në Shqipëri për të vlerësuar dëmet në zonat e prekura nga tërmeti dhe se në fund do të dalin me një raport përfundimtar.

“Jemi të nderuar që kishim mundësi të vinim në Shqipëri për të ndihmuar. Gjithë rumunëve edhe ne na ka ardhur shumë keq për atë që ka ndodhur paas këtij tërmeti të tmerrshëm. Isha 15 vjeç kur Rumania u godit nga një tërmet i ngjshëm në vitin 1977 dhe e di fare mirë se çfarë do të thotë një goditje e tillë. Të gjithë sapo na u kërkua nga ministria në Rumani, nga ambasada rumune dhe nga miqtë tanë në Parlament dhe qeverinë shqiptare për të ardhur dhe për të vlerësuar. Kemi ardhur këtu për të bërë punën, do të qendrojmë 1 javë dhe në fund do të kemi një raport përfundimtar”, tha Lupasteanu.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me Ambasadorin Rumun në Tiranë, Mircea Perpelea dhe me 15 inxhinierët rumune po inspektojnë nga afër pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri.

Pasi inxhinierët kanë inspektuar nga afër disa pallate ne zonën e plazhit, për te përcaktuar dhe dhënë vlerësimin mbi gjendjen e godinave, ata i janë drejtuar Kavajës. Deri me tani në Kavajë është inspektuar një pallat, ndërsa do te vijohet me te tjerë.

Në një prononcim për mediat Balla u shpreh se raporti i ekspertëve rumunë do i dërgohet më pas shtabit qëndror të emergjencave që do të vendosë më pas për vlerësimin e godinës.

“Ky raport do i jepet me pas shtabit qendror dhe në fund do të jete raporti i fundit qe do vendosë për vlerësimin e godinës .  Dua ta falënderoj ambasadën rumune për mbështetjen dhe kjo është  një shprehje e solidaritetit jo vetëm te emergjencës.

Nga ana e tij, Ambasadori rumun u shpreh se do të vendi i tij do të jetë krah Shqipërisë në të gjitha hapat e rindërtimit.

“Jemi këtu bashke me 15 eksperte rumunë, kuptova qe z. Balla ju informoi për rolin dhe arsyen pse jemi këtu sot. Unë nuk dua të them gjë tjetër vec faktit se Rumania është pranë Shqipërisë dhe këtë po e demostrojmë me fakte. Është një gjest tjetër i solidaritetit tonë, do vijojmë të jemi pranë jush në cdo moment. Ngushëllime për gjithë ata që kanë humbur të afërmit e tyre, ne do të jemi pranë në të gjithë hapat për rindërtimin e Shqipërisë.” u shpreh Ambasadori rumun, Mircea Perpelea.

I pranishëm në inspektim, ish – ministri Arben Ahmetaj foli për etapat që do të ndiqen në planin e rindërtimit pas tërmetit shkatërrrimtar të 26 nëntorit.

“Falenderoj grupin e ekspertëve dhe ambasadorin dhe gjithë qeveritë që u gjendën pranë nesh. Prania e specialistëve rikthen qetësinë te banorët, janë më të qetë. Dua të ndaj me qytetarët jo thjesht si deputet i kavajës, planin që do të ndjekë qeveria për rindërtimin.

Faza e parë e pas emergjencës po menaxhohet me kujdes nga Çuçi dhe shtabi i tij, faza e dytë do të ketë të bëjë me trajtimin e qytetarëve me bonus strehimi, deri kur të kthehen në shtëpi që do të bëhen nga shteti , faza e tretë është programi i rindërtimit. Në atë program në fillesat e veta janë vënë në dispozicion 200 mln $ që do shkojnë për rindërtimin e banesave, në Durrës, Tiranë, Krujë e Thumanë. Sic e thotë edhe kryeministri ne nuk lëmë asnjë pas, e di që është e tepërt por e falënderoj kreun e grupin e për atë volum pune në gjithë territoret që mbulojmë” u shpreh Ahmetaj.

Kujtojmë se më 26 nëntor përveç 51 jetëve të humbura, pati edhe qindra banesa të dëmtuara, ku qarku më i dëmtuar ishte Durrësi.

EU News.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments