Balla i përgjigjet liderit iranian, Khamenei: Shqipëria është një vend i bukur europian dhe aleat i SHBA

09 Jan 2020 14:58
Shpërndaje:

Balla i përgjigjet liderit të Iranit, Khamenei: “Shqipëria është një vend i bukur europian dhe aleat krenar i SHBA”

Sekretari i Përgjithëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili deklaroi se Shqipëria është një vend i vogël dhe djallëzor që mbështet kundërshtarët e tyre.

Përmes një postimi në Twitter, Balla deklaron se Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje, me shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SHBA-ve dhe BE-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit.

Reklamë Ola

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Khamenei e quajti Shqipërinë “një vend europian të vogël dhe djallëzor”. Jo! Ai është gabim! Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje, me shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SHBA-ve dhe BE-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit.

Reklamë InterMedika
Eunews.al
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x