Australia me deficitin më të madh buxhetor që nga Lufta e Dytë Botërore

23 Jul 2020 12:58
Shpërndaje:

Australia njoftoi se deficiti i buxhetit të saj do të jetë 85,8 miliardë dollarë (61,2 miliardë dollarë amerikanë) në 2019-20 dhe 184,5 miliardë në 2020-21, duke shënuar deficitin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak të pasojave ekonomike nga pandemia e koronavirusit.

“Australia po përjeton një krizë shëndetësore dhe ekonomike si asnjë tjetër në 100 vitet e fundit”, tha sekretari i Thesarit, Josh Frydenberg në një konferencë për shtyp.

“Qeveria ka vepruar me shpejtësi dhe vendosmëri për të siguruar mbështetje ekonomike për punëtorët, familjet dhe bizneset me rreth 289 miliardë dollarë ose ekuivalentin e 14,6% të PBB-së”, theksoi ai.

Reklamë Ola

”PBB-ja parashikohet të bjerë 7% në tremujorin prill-qershor dhe 3,75% në vitin kalendarik 2020”, shtoi Frydenberg.

“Këta numra të ashpër pasqyrojnë realitetin e ashpër me të cilin jemi përballur… dhe perspektiva ekonomike dhe fiskale mbetet shumë e pasigurt”, tha ai.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x