×
E mërkurë, 21 Tetor, 2020

Amnistia fiskale, Angjeli: Do të reflektohen rezervat e shprehura nga faktori ndërkombëtar

23 Shtator, 2020

Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin për amnistinë fiskale pas reagimit të institucioneve financiare ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar nismën si të rrezikshme për pastrimin e parave. 

Ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli duke folur për këtë çështje për Euronews Albania tha se, në projektligj do të reflektohen sugjerimet e institucioneve ndërkombëtare, mendimi i faktorit të interesit si dhe do të kërkohet një mbështetje e gjerë politike në vend.

“Një ligj i tillë duhet të ketë një konsensus sa më të gjerë politik, duhet që përveç mazhorancës të ketë dhe mbështetje – natyrisht që nuk ka asnjëherë 100% por të ketë nga opozita parlamentare pse jo dhe nga opozita jashtëparlamentare, do të ishte mirë. Ne si mazhorancë do ë bëjmë të gjitha përpjekjet që të kemi një mbështetje politike dhe nga faktorët e tjerë politikë në vend.

Faktori i dytë është që ky projektligj duhet të ketë një mbështetje nga faktorët e interesit. Kanë paraqitur me shkrim, shoqatat e bankave dhe biznesit, mendimet dhe vërejtjet e tyre që duhet të reflektohen.

Së treti më i rëndësishëm është mendimi i faktorit ndërkombëtar, të cilët kanë dhënë shumë opsione sugjerime, rezerva për problematikën që mund shkaktonte ku ligj në gjendje që ishte, për hapësirën që krijonte për pastrimin e parave dhe për probleme të tjera. Këto tre janë boshti i një amnistie të suksesshme . Pa reflektuar këto në mënyrë maksimale nuk mund të diskutohet ligji në Parlament”, u shpreh deputeti i PS.

Sipas z. Angjeli ky është një hap pozitiv pasi qëllimi është që ligji të jetë sa më lehtë i zbatueshëm dhe të eliminohen të gjitha pikëpyetjet që janë ngritur mbi draftin fillestar. Ai tha se, nëse do të ishte miratuar në Parlament siç ishte mund të kishte hapësira për pastrim parash.

“Nëse do të miratohej ashtu siç ishte duket që ligj nuk është ende në formën që duhet të për realizuar qëllimin e mirë. Opozita është e lutur që të sugjerojë propozimet e veta, sepse deri tani nuk ka thënë asnjë germë”, përfundoi ai.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për