×
Saturday, February 15, 2025

Amerika Latine vuan rënien më të madhe ekonomike nga COVID-19

October 7, 2020


Sipas Komisionit Ekonomik për Amerikën Latine dhe Karaibet (ECLAC), pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) do të ketë efekte shkatërruese në ekonominë e Amerikës Latine.

Në një raport, ECLAC theksoi se ‘’këtë vit pandemia do të prek rëndë ekonominë e rajonit me një shkurtim prej 9,1 për qind apo më e keqja e regjistruar’’.

ECLAC theksoi se ‘’parashikohet që rreth 2,7 milionë biznese të mbyllen në vitin 2020, papunësia të rritet në 37,7 % dhe varfëria të arrijë në 37,7 të popullsisë, gjë të cilat do të shkaktojë një pengesë 10-vjeçare, si dhe rritje të lartë të pabarazisë dhe varfërisë në rajonin më të pabarabartë në planet.

Rënia më e madhe në të ardhurat do të jetë në Amerikën e Jugut me 9,4 %, ndjekur nga Amerika Qendrore dhe Meksika me nga 8,4 %.

Në botë nga dhjetë vendet me normat më të larta të vdekjes nga koronavirusi, gjashtë janë në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Në raportin e ditës së djeshme, Brazili regjistroi 819 vdekje të reja nga koronavirusi dhe 41 906 raste, numër më i lartë një-ditor që nga 11 shtatori. Që nga shpërthimi i pandemisë, vendi ka regjistruar gjithsej 4 969 141 raste të konfirmuara me këtë virus dhe 147 494 vdekje.

Ditëve të fundit, Meksika po ashtu ka raportuar një numër rekord të rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve. Por kjo sipas sekretarit meksikan të shëndetësisë, Hugo Lopez-Gatell, është për shkak se ka një akumulim të rasteve dhe vdekjeve që vetëm tani po klasifikohen nga koronavirusi si pjesë e një metodologjie të re raportimi.

“Ajo që kemi është një ri-klasifikim që na lejon të kemi statistika më të fuqishme”, tha ai gjatë një konference për media dje në mëngjes.

Meksika ka regjistruar gjithsej 789.780 raste dhe 82.348 vdekje nga koronavirusi

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments