Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 108 vota pro projektrezolutën “Mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin
Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.
Po ashtu, Kuvendi rrëzoi me 83 vota dekretin e Presidentit “Për kthimin në Kuvend të ligjit “Për shtetësinë””.
Me 82 vota kundër Kuvendi rrëzoi edhe dekretin e Presidentit “Për kthimin në Kuvend të disa shtesave në ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.
Deputetët rrëzuan po ashtu edhe dekretin “Për kthimin në Kuvend të ligjit “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, i cili mori 84 vota kundër në votim.
Eunews.al


