Angjeli në takim me Presidenten e Kosovës: Nisma të përbashkëta për shkencën dhe dijen shqiptare

03 Nov 2026 • 23:51
Shpërndaje:

Akademiku, Prof. Dr. Anastas Angjeli, zhvilloi një takim në Prishtinë me Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Angjeli bëri të ditur se takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ndërsa diskutimet u përqendruan te mundësitë për projekte dhe nisma të përbashkëta në fushën e shkencës, kërkimit dhe zhvillimit akademik.

Angjeli e uroi Shiroka-Pulën për detyrën e Presidentes së Kosovës, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për zgjerimin e lidhjeve akademike mes dy vendeve.

Reklamë Ola

Nga ana e saj, Presidentja Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve akademike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në këtë takim, prof. dr. Anastas Angjeli shoqërohej nga akademiku i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Besnik Krasniqi, si dhe poeti Lulzim Tafa, akademik i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Reklamë InterMedika