Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të vizitës së tij në kryeqytetin belg.
Duke publikuar pamje nga takimi në Facebook, Rama bëri të ditur se Rutte kishte shprehur vlerësime për zhvillimet në sektorin e mbrojtjes dhe përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë ndaj Aleancës.
“Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkroi kryeministri.
Rama i cilësoi takimet me Rutten si “gjithnjë të veçanta”, duke e përshkruar kreun e NATO-s si njohës të spikatur të Europës, vëzhgues të vëmendshëm të Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës të Shqipërisë.


