Rama: Synojmë mbylljen e negociatave në 2027, Serbia të tregojë rezultate

03 Nov 2026 • 14:43
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama përsëriti objektivin për mbylljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në fund të vitit 2027, ndërsa kërkoi nga Serbia rezultate konkrete për të avancuar në rrugën europiane.

Gjatë intervistës me gazetaren Maria Tadeo në “Euronews Enlargement Summit”, Rama foli për perspektivën e zgjerimit dhe qëndrimin e udhëheqjes së re në Beograd ndaj Kosovës.

Sipas tij, fituesit e zgjedhjeve në Serbi nuk kanë treguar hapje për çështjen e Kosovës.

Reklamë Ola

“Janë tërësisht të mbyllur, çka nënkupton se muzika nuk do të ndryshojë”, u shpreh Rama.

Ai e cilësoi Serbinë si një vend të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe tha se ka mbështetur vazhdimisht nevojën për të mos e lënë të largohet nga drejtimi europian. Megjithatë, theksoi se anëtarësimi kërkon përmbushjen e detyrimeve.

Reklamë InterMedika

“Serbia ka pasur qëndrim ndryshe jo vetëm për Kosovën, por edhe në lidhje me Rusinë dhe gjëra të tjera. Serbia duhet të tregojë rezultate dhe duhet ta meritojë plotësisht këtë përkatësi”, deklaroi ai.

Afatet e anëtarësimit dhe objektivi i Shqipërisë

I pyetur për mundësinë që Mali i Zi të anëtarësohet brenda dy vitesh dhe Shqipëria të jetë më pas në pozicionin kryesues, Rama u tregua i kujdesshëm ndaj parashikimeve.

Ai tha se gjatë viteve ka parë afate që nuk janë realizuar, por edhe raste kur Bashkimi Europian ka vepruar përtej pritshmërive.

“Nuk i dihet me BE. Ne po punojmë fort në plan të përbashkët për të mbyllur negociatat në fund të 2027-ës. Kjo do të jetë thelbësore, sepse tregon se ne e kemi bërë punën tonë”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se, pavarësisht kompleksitetit të procesit dhe sfidave të rajonit, Bashkimi Europian mbetet alternativa më e mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor.