BE dhe Kanadaja nënshkruajnë “Aleancën për të Ardhmen”

31 Oct 2026 • 00:04
Shpërndaje:

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët për krijimin e “Aleancës për të Ardhmen”, me synim thellimin e bashkëpunimit strategjik, ekonomik dhe politik.

Dokumenti u nënshkrua gjatë samitit në Montreal nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe kryeministri kanadez, Mark Carney.

Nisma përfshin bashkëpunimin në tregti, siguri, mbrojtje, teknologji, inteligjencë artificiale, energji dhe lëndë të para kritike.

Reklamë Ola

Në deklaratë, palët e përshkruajnë partneritetin si të mbështetur në besimin e ndërsjellë, historinë e përbashkët, lidhjet ekonomike dhe vlerat që ndajnë.

“Ne jemi partnerë me rëndësi strategjike, miq të ngushtë dhe fqinjë”, thuhet në dokument.

Reklamë InterMedika

Gjatë samitit u diskutuan gjithashtu forcimi i integrimit ekonomik, lehtësimi i shkëmbimeve tregtare dhe zgjerimi i bashkëpunimit në kërkimin shkencor e inovacion.

Përmes aleancës, Brukseli dhe Otava synojnë të rrisin qëndrueshmërinë ekonomike dhe strategjike përballë sfidave globale.