12 të vrarë nga sulmet në Riad, OKB dënon Huthit

13 Oct 2026 • 09:06
Shpërndaje:

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka dënuar ashpër sulmet e grupit Huthi të Jemenit ndaj aeroporteve dhe infrastrukturës civile në Arabinë Saudite, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të tyre.

Reagimi vjen pas sulmit ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad, ku sipas autoriteteve saudite humbën jetën të paktën 12 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

“Sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe duhet të ndalen menjëherë”, deklaroi Guterres.

Reklamë Ola

Zëdhënësi i tij, Stéphane Dujarric, përsëriti të hënën dënimin e OKB-së për sulmet e vazhdueshme, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e popullsisë civile.

Kreu i OKB-së shprehu gjithashtu shqetësim për përshkallëzimin e konfliktit brenda Jemenit dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Reklamë InterMedika

Sulmet e fundit ndaj Arabisë Saudite kanë rritur tensionet në rajon, ndërsa luftimet mes Huthive dhe forcave të mbështetura nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit janë intensifikuar.

OKB-ja kërkon ndalimin e sulmeve ndaj objektivave civile dhe shmangien e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit.