×
Thursday, September 28, 2023

Zoran Zaev jep dorëheqjen, pritet votimi i qeverisë teknike

January 3, 2020



Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha dorëheqjen ditën e sotme (3 Janar) përpara zgjedhjeve në prill, të deklaruara nga ky i fundit menjëherë pasi BE bllokoi fillimin e bisedimeve per anëtarësimit me Shkupin. Udhëheqësit e Bashkimit Europian në tetor nuk arritën të bien dakord për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kryesisht për shkak të kundërshtimit nga Franca.

Kryeministri Zaev kërkoi në tetor të 2019 zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 12 prill për shkak se ndihej i ‘zhgenjyer dhe i zemëruar’ me vendimin e BE-së të cilën e etiketoi një “gabim historik”.

Dorëheqja do të konfirmohet më vonë të Premten nga parlamenti i cili gjithashtu do të votojë një qeveri të përkohshme uniteti për të drejtuar vendin deri në zgjedhjet e prillit.Qeveria e përkohshme, e cila do të përfshijë koalicionin qeverisës dhe opozitën, do të udhëhiqet nga ish-ministri i brendshëm i Zaev, Oliver Spasovski.

Vendimi i BE-së kundër hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ngjalli një valë zemërimi dhe zhgënjimi, jo vetëm në të dy vendet e Ballkanit, por edhe nder disa zyrtarë dhe udhëheqës të BE-së që kishin lobuar shumë për të hapur bisedimet.

Zaev dhe partia e tij e LSDM-së erdhën në pushtet në vitin 2017, duke rrëzuar partinë e krahut të djathtë të Nikolla Gruevskit, i cili kishte dominuar vendin për një dekadë. Që nga momenti i ardhjes së Zaevit në pushtet, qeveria e tij ka derdhur të gjithë kapitalin e saj politik për t’a vendosur Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Edhe marrëveshja historike e Prespës e 12 qeshorit 2018, e cila i dha fund të ashtëquajturës ‘mosmarrëveshja e emrit’ midis Greqisë dhe Maqedonisë, ishte në funksion të perspektivës europiane të vendit. Pavarësisht vendimit të tetorit, Kroacia e cila mban presidencën e rradhës së Këshillit të BE-së shprehet e vendosur në vendosjen e një date për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përpara Majit 2020. Vendosmeria e institucioneve dhe sinjalet qe do te vijne nga Brukseli ne muajt ne vazhdim do te jene thelbesore per fitoren e partive pro-europiane ne Maqedoni.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments