Zgjedhjet në Britani, Johnson drejt fitores, Brexit drejt fundit



Pas përfundimit të procesit zgjedhor më Britaninë e Madhe para pak minutash janë publikuar Exit Pollet e para për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Britaninë e Madhe.
Sipas BBC, konservatorët në pushtet të udhëhequr nga kryeministri, Boris Johnson që mbështesin BREXIT kanë marrë një fitore të thellë në zgjedhje.
Në Exit Poll të organizuar nga televizionet më të mëdha në vend, BBC, konservatorët kanë marrë 368 vende në parlament ndërsa Laburistët e Jeremy Corbin janë ndalur në vetëm, 191 vende.
13 vende i kanë marrë liberaldemokratët ndërsa partia e BREXIT e Nigel Farage nuk ka marrë asnjë vend në parlament.
Sipas këtyre rezultateve konservatorët kanë marrë 50 vende në parlament më shumë se në zgjedhjet e 2017-ës. Rezultatet zyrtare pritet të dalin para mesnatës për tu mbyllur mesditën e së premtes.
Eunews.al

