×
E shtunë, 16 Janar, 2021

Zaev: Korridori 8 rrjet modern që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe Bullgarinë

27 Nëntor, 2020

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev zhvilloi një inspektim të rrugës Kriva Pallankë–Dever Bair, në afërsi të kufirit me Bullgarinë, pjesë e Korridorit 8.

“Modernizimi i Korridorit 8, rikonstruktimi dhe zgjerimi me korsi të tretë të rrugës Kriva Pallankë-Deve Bair, në gjatësi prej rreth 13 kilometrave është e rëndësishme për shkak të lidhjes rajonale dhe bashkëpunimit, si një nga aspektet më të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Europian dhe me rëndësi të madhe ekonomike për vendin tonë”, theksoi Zaev.

Mes tjerash, ai tha se “aksi rrugor Kriva Pallankë-Deve Bair është pjesa më e rëndësishme e Korridorit 8, meqë paraqet linjën më frekuentuese në trafikun e mallrave, drejt dhe nga Bullgaria fqinje”.

“I gjithë Korridori 8 është duke u rikonstruktuar. Akset rrugore janë duke u rinovuar dhe brenda një ose dy vitesh qytetarët do të kenë rrjet të rindërtuar modern që lidh vendin tonë me Bullgarinë dhe Shqipërinë fqinje dhe ofrojmë hyrjen në dy porte: Burgas në Detin e Zi dhe Durrës në Adriatik. Kjo do të ketë efekt pozitiv në lidhjen e qytetarëve të tre vendeve dhe në promovimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike midis kompanive”, nënvizoi Zaev.

Ministri Boçvarski tha se përkundër të gjitha sfidave me krizën e COVID-19, vazhdon investimi në përmirësimin e cilësisë së rrjetit rrugor dhe ngritjen e sigurisë rrugore në nivelin e Bashkimit Evropian.

“Në realizimin e investimeve më të mëdha historike deri më tani në infrastrukturën rrugore, vetëm në këtë pjesë të shtetit investojmë rreth 90 milionë euro për ndërtimin dhe modernizimin e Korridorit 8″, deklaroi Boçvarski.

“Presim që deri në vitin 2022 të kemi lidhje tërësisht të re rrugore drejt Republikës së Bullgarisë ndërsa njëkohësisht punohet në lidhjen rrugore në perëndim drejt Shqipërisë fqinje. Investimi i përgjithshëm në modernizimin e Korridorit 8 arrin një miliardë euro”, shtoi ai.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për