Vladimir Putin i mundëson vetes vite të mëtejshme pushteti si president
Me nënshkrimin e tij, Presidenti rus Vladimir Putin i mundësoi vetes që ta mbajë teorikisht pushtetin deri në vitin 2036. Ligji, sipas së cilit periudhat e deritanishme të 68-vjeçarit në postin e presidentit nuk merren në konsideratë, u botua në portalin e qeverisë. Ky ligj ishte miratuar nga Parlamenti rus dy javë më parë.
Reformë kushtetuese e diskutueshme
Me këtë ligj u sanksionua një element qendror i kushtetutës së re të diskutueshme për të cilën rusët votuan në korrik të vitit të kaluar. Sipas kushtetutës së vjetër të vitit 1993, Putini duhej të largohet nga Kremlini në vitin 2024. Por tani për shkak se dy mandatet e tij të mëparshme deri në vitin 2000 nuk merren në konsideratë, Putini mund të kandidojë edhe për dy zgjedhjet e ardhshme presidenciale – dhe teorikisht të vazhdojë të qeverisë deri në vitin 2036. Ende e hapur është nëse ai vërtet do ta bëjë një gjë të tillë.
Opzita dhe kritikuesit e Kremlinit u shprehën për abuzim me pushtetin dhe e denoncojnë këtë ligj duke e quajtur si një masë që synon t’i sigurojë Putinit postin e presidentit “për gjithë jetën”.
Putini u zgjodh për herë të parë në postin e kreut të shtetit në vitin 2000. Pas dy mandatesh në detyrë, ai mori përsipër në vitin 2008 postin e kryeministrit, për t’u rikthyer në Kremlin katër vjet më vonë./DW
Eunews.al