Violinisti, Tedi Papavrami rikthehet të luajë në Tiranë, ja si mund ta ndiqni

17 Jun 2022 • 12:17
Shpërndaje:

Në datën 19 qershor rikthehet violinisti I famshëm shqiptar Tedi Papavrami në skenën e kryeqytetit për një koncert recital me violinë dhe piano.
Në program vepra nga Ludwig van Beethoven , për të mbyllur ciklin e plotë të sonatave të autorit të madh gjerman.

Koncerti është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada Franceze dhe mbahet në kuadër të hapjes së festivalit muzikor Different Trains
Në Teatrin e Operas dhe Baletit , datë 19 qershor, ora 20.00.

Biletat gjenden në www.myticket.al

Reklamë Ola