Video/ Incidenti gjatë çmimeve OSCAR, Will Smith godet me shpullë komedianin



Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve OSCAR mbrëmjen e së dielës është përfshirë nga një incident mes dy aktorëve të njohur hollivudianë, Will Smith dhe komedianit Chris Rock.
Ky i fundit, i ngjitur në skenë për të shpërndarë një çmim, nisi të bënte humor me bashkëshorten e aktorit Will Smith.
https://www.youtube.com/embed/myjEoDypUD8
“Jada, mezi pres për GI Jane 2”, tha ai duke iu referuar qartazi flokëve të bashkëshortes së aktorit, e cila ka humbur tërësisht flokët për shkak të sëmundjes alopecia.
Shakaja e tij i referohej filmit të vitit 1997, GI Jane, në të cilin Demo Moore luajti rolin kryesor.
E gjitha deri në këtë moment dukej si një shaka apo pjesë e organizuar e ceremonisë. Kjo edhe për faktin se Will Smith po qeshte nga vendi teksa komediani po bënte humor me bashkëshorten e tij.
Nga ana tjetër, gruaja e tij Jada dukej e mërzitur, por mendohej se e gjithë skena ishte e organizuar dhe e planifikuar paraprakisht.
Këto dyshime filluan të zbeheshin kur Will Smith u ngrit nga vendi, u ngjit në skenë dhe po shkonte drejt komedianit Chris Rock. E në këtë moment e goditi atë me shpullë në fytyrë. Më pas u ul përsëri.

Sigurisht që duke pasur parasysh karrierën dhe talentin e dy aktorëve, ky veprim mund të ishte i inskenuar. Veçse shuplaka nuk dukej dhe aq e rreme.
Gjithçka u kuptua që ishte serioze dhe aspak pjesë e ndonjë prapaskene kur Will Smith, pasi e goditi me shpullë, nisi të bërtiste nga vendi duke i thënë komendianit “mos e përmend emrin e gruas time”.
Më vonë, Will Smith kërkoi falje për veprimin e tij.
“Dua t’i kërkoj falje Akademisë. Dua t’u kërkoj falje gjithë kolegëve të mi të nominuar”, tha ai gjatë fjalimit pasi mori çmimin si aktori më i mirë.
Will Smith fitoi çmimin OSCAR për herë të parë në karrierën e tij për interpretimin në filmin King Richard, ku ai lunte rolin e babait të legjendave të tenisit Venus dhe Serena Williams.

